34-vjeçari nga Maliqi rreh babanë në mes të lokalit

28 August 2023, 14:32Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

34-vjeçari nga Maliqi rreh babanë në mes të lokalit

Policia e Maliqit ka arrestuar një 34-vjeçar pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq arrestuan në flagrancë shtetasin B. F., 34 vjeç, banues në fshatin Plasë, Maliq, pasi në ambientin e një lokali në fshat, dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij, i cili u pajis me urdhër mbrojtjeje”, njofton policia.

Gjithashtu, 34-vjeçari ka dëmtuar xhamat dhe disa orendi të lokalit në pronësi të shtetasit S. F. Materialet u referuan në Prokurori për veprime të mëtejshme hetimore.


Video