Kompozitori Adrian Hila është paraqitur në ambientet e Policisë së Tiranës, ku po jep shpjegime para autoriteteve.
Hila po merret në pyetje në lidhje me disa video me përmbajtje intime, të cilat dyshohet se janë regjistruar në studion e tij të punës dhe ku shfaqen gra të botës së artit.
Gazetari Eraldo Harlicaj në një lidhje për Top Story ka dhënë disa detaje se çfarë ka deklaruar Hila në polici.
“Hila është paraqitur. Ndodhet brenda Policisë së Tiranës dhe po deponon për ngjarjen. Është ngritur një grup hetimor në lidhje me krimin kibernetik, për faktin e një kamere të fshehtë, ekzistencën e saj.
Deri më tani bëjnë me dije që Hila i qëndron faktit që videot janë hakeruar. Nuk dihet nëse ai ka arritur me avokat”, tha gazetari Harlicaj.