Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Cristiano Ronaldo shpëtoi për mrekulli pa u goditur në fytyrë në përfundim të ndeshjes së fundit në grupe të Portugalisë në Euro 2024, ku skuadra e tij u mund 2-0 nga Gjeorgjia.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale nga një tifoz shihet Ronaldo teksa po futet në dhomat e zhveshjes, kur një tifoz hidhet nga tribuna dhe për pak nuk e godet në fytyrë.
Tifozi donte me ngulm të takonte idhullin e tij, por për pak sa nuk i shkaktoi një dëmtim të rëndë. Siç shihet në video, ylli portugez mbeti i shtangur nga ajo që pa.
View this post on Instagram
Ronaldo ka qenë objektivi kryesor i tifozëve gjatë këtij Europiani, pasi në çdo ndeshje ka pasur persona të cilët janë futur në fushë për ta takuar nga afër.