Mario Mitaj: Greqia më ftoi dhe më ofroi vendin e titullarit, por zgjodha Shqipërinë me zemër

25 October 2023, 21:05Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Mario Mitaj: Greqia më ftoi dhe më ofroi vendin e titullarit, por
Mario Mitaj

Futbollisti i kombëtares, Mario Mitaj ka rrëfyer si përkundrejt ofertave joshëse, ka zgjedhur me zemër të luajë me Shqipërinë.

“Kur firmosa me AEK kontratën e parë, që u bëra futbollist profesionist, gjithmonë Federata Greke e Futbollit u ka thënë klubit: “Na sillni Mitajn se do të jetë titullar në çdo grupmoshë, deri në grupmoshën e Shpresave”.

Unë i falënderoj shumë për interesimin dhe ftesën që më kanë çuar, por unë kam zgjedhur me zemër dhe zemra më ka thënë që të përfaqësoj Shqipërinë.

Që kur isha 1-vjeç, në çdo verë vija në Shqipëri për pushime. Në shtëpi flisnim vetëm shqip, ishte kusht i vendosur nga babai edhe për mua dhe për motrën, që të flasim sa më mirë shqip”, tha Mitaj për emisionin "Koha shtesë +3".


Video