Kristjan Asllani mund të bëhet shqiptari i parë që fiton Uefa Champions League-n

10 June 2023, 12:19Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kristjan Asllani mund të bëhet shqiptari i parë që fiton
Kristjan Asllani

Sot luhet finalja e Uefa Champions League në Stamboll mes Manchester Cityt dhe Interit dhe pjesë e saj është dhe një shqiptar.

Bëhet fjalë për mesfushorin e kombëtares, Kristjan Asllani. Kohët e fundit, ai ka "ngrohur" stolin tek zikaltërit, por ka qenë gjithmonë gati dhe është përgjigjur me performanca fantastike, sa herë i është kërkuar.

Dhe në gatishmëri nga stoli do të jetë edhe në mbrëmjen e sotme, në Stamboll, një natë në të cilën ai mund të ketë mundësinë që të fusë emrin e Shqipërisë në historinë e Ligës së Kampioneve. Arsyeja është se deri tani, asnjë shqiptar nuk figuron që të ketë shijuar trofeun më të rëndësishëm për klube.

Më lart deri tani qëndron Marash Kumbulla, i cili fitoi sezonin e kaluar, për më shumë në Tiranë, Ligën e Konferencës me Romën, por mbase, nëse Interi do të bëjë gjithçka në perfeksion, Asllani do të ngjitet në Olimp.

Organizatori shqiptar ndoshta ka marrë pak minutazh sivjet, por nga sezoni i ardhshëm pritet që situata të ndryshojë, duke qenë se Brozoviç me shumë mundësi do të largohet në merkato dhe ai do të jetë zëvendësuesi i parë i Çalhanoglusë dhe Mikhitarianit.


Video