Juventus nuk ndalet në merkato, kërkon talentin shqiptar dhe një brazilian!

3 July 2024, 15:50Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Juventus nuk ndalet në merkato, kërkon talentin shqiptar dhe një
Juventus

Juventus ka nisur më shpejt nga çdo ekip tjetër italian përpjekjet për të sjellë pranë vete lojtarë të rinj e të talentuar për t’i sjellë “Zonjës së Vjetër” rezultatet e kërkuara.

Pas nënshkrimit me Douglas Luiz, gjuetia në merkato vijon për bardhezinjtë.

Siç raportojnë mediat italiane, Juventus tashmë interesohet për shqiptarin Mario Mitaj.

20-vjeçari i talentuar mund të transferohet nga Lokomotiva e Moskës për 12 milionë euro.

Një tjetër mbrojtës që është nën radarët e Juventusn është edhe braziliani Yan Couto.



Video