Broja mund të bëhet “djall”, Milan e sheh si zëvendësuesin e Giroud

8 June 2024, 11:34Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Broja mund të bëhet “djall”, Milan e sheh si

Me largimin e Giroud, Milan është vënë në kërkim me kohë të plotë për të gjetur një tjetër “bomber”, një qendërsulmues të ri. Sipas La Gazzetta dello Sport, Milan është futur “all-in”, gjithçka për gjithçka, për të siguruar shërbimet e Armando Brojës.

Gjithnjë sipas të përditshmes italiane, Broja është profili ideal në sytë e drejtuesve të klubit kuqezi, madje drejtori teknik, Moncada, udhëtoi të premten në Londër për të kuptuar nëse ekziston mundësia për t’u futur në negociata me Chelesea-n për transferimin e Armando Brojës. Nuk është një sekret që emri i Brojës pëlqehet shumë në Milano, madje drejtuesit e Milanit zhvilluan sondazhe edhe gjatë merkatos së janarit, por në fund, Chelsea dhe Broja vendosen që të transferohej në formë huazimi te Fulham.

Broja mund të bëhet “djall”, Milan e sheh si

La Gazzetta shton se Broja do të jetë një nga të vëzhguarit special gjatë “Euro2024”, mbi të gjitha në sfidën e parë, atë kundër Italisë. Në këtë pikë topi i kalon Chelsea-t, me blutë që duhet të ulin disi pretendimet për Brojën pasi dëshira e tyre është të shesin sulmuesin kuqezi me titull definitiv.

Sigurisht Broja nuk është profili i vetëm në listën e dëshirave të stafit kuqezi, pasi një emër fiks është Zirkzze, me holandezin që ka një klauzolë largimi prej 40 milionë euro.


Video