Zbardhet drafti / Nga depolitizimi i komisioneve zgjedhore te vota e diasporës, ja çfarë propozon PS

13 March 2024, 21:11Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zbardhet drafti / Nga depolitizimi i komisioneve zgjedhore te vota e
Foto ilustruese

Socialistët kanë gati draftin për ndryshimin e kodit zgjedhor, veçanërisht dy propozimet e bëra sot për votën e emigrantëve dhe depolitizimine komisioneve zgjedhre.

Dokumenti i hartuar nga dy ekspertët e Partisë Socialiste, Eridian Salianji dhe Viktor Gumi, është prezantuar sot në tryezën e ekspertëve të Reformës Zgjedhore, me ndërmjetësimin e ODIHR.

Detyrimin kushtetues për votimin e emigrantëve socialistët propozuan ta bëjnë me postë. Vota e diasporës do të llogaritet dhe tabulohet në tabelën e rezultateve të qarkut më të fundit ku ka pasur vendbanimin në Shqipëri votuesi.

Ndërsa numërimi i votave të shtetasve shqiptarë me banim jashtë vendit synohet sipas të majtëve të bëhet në KQZ dhe fillon në momentin kur fillon numërimi i votave në KZAZ-në më të pare për qarkun respektiv.

PS ka propozuar që në Kodin Zgjedhor të përcaktohet se përben veprimtari të ndaluara për t‘u promovuar çdo veprimtari publike gjate fushatës 30 ditore zgjedhore, pavarësisht nëse ka qenë planifikuar ose jo me fonde te buxhetit të shtetit.

Në lidhje me depolitizimin e komisioneve zgjedhore të majtët janë të mendimit që do duhet te jenë nga radhët e administratës publike që kanë statusin e nëpunësit civil, punonjësit e arsimit, dhoma e avokatëve, dhoma e noterisë, si dhe çdo shtetas tjetër që përmbush kriteret arsimore dhe  të pastërtisë, të cilët u nënshtrohen paraprakisht trajnimit të detyrueshëm duke u certifikuar nga KQZ.

Mes propozimeve të paraqitura nga dy ekspertët socialistë, është dhe rritja e transparencës së fondeve të partive politike dhe kontrolli i tyre. PS propozon që në Kodin Zgjedhor të vendoset afat konkret për transferimin e fondeve nga buxheti i shtetit  partive politike, si dhe te shtohet financimi publik për kandidatet e pavarur.


Video