Yuri Kim takon anëtarët e Kushtetueses, ja "mesazhi" i saj për ta

27 January 2023, 19:15Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Yuri Kim takon anëtarët e Kushtetueses, ja "mesazhi" i saj
Yuri Kim

Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim ka zhvilluar këtë të premte një takim në Gjykatën Kushtetuese.

Pas takimit, ambasadorja Yuri Kim ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale ku ka përgëzuar plotësimin me 9 gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese.

Këtë, ambasadorja Yuri Kim e quan një arritje të madhe për reformën në drejtësi që mbështetet fuqimishëm nga SHBA. Shefja e diplomacisë amerikane në Shqipëri iu ka uruar anëtarëve të Kushtetuese sukses në zgjedhjen e një shefi të ri dhe në dhënien e drejtësisë me pavarësi dhe integritet, në përputhje me ligjin.

“Që nga Dhjetori 2022, Gjykata Kushtetuese e Shqipërsisë është kompletuar me 9 gjyqtarë. Arritje e madhe për reformën në drejtësi, e cila mbështetet fuqishëm nga SHBA. Një nder të takoj të gjithë gjyqtarët sot për të uruar sukses në zgjedhjen e një shefi të ri dhe në dhënien e drejtësisë me pavarësi dhe integritet, në përputhje me ligjin”, ka shkruar ambasadorja e SHBA, Yuri Kim.


Video