Pas kërkesës së opozitës, Balla propozon shtyrjen e votimit të 4 projektligjeve

27 January 2026, 10:58Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Pas kërkesës së opozitës, Balla propozon shtyrjen e votimit

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka propozuar shtyrjen e votimit të katër projektligjeve për një javë, pas kërkesave të opozitës.

“Ndoshta do të mendoni se kemi bërë marrëveshje, por bazuar në rregullore, do të kërkoja shqyrtimin për një javë të katër projektligjeve. Shtyrjen e parë e kërkoj për propozimin e kolegëve, pasi janë projektligje që duhen rakorduar me Komisionin Evropian”, u shpreh Balla.

Ai sqaroi se shtyrja do të përfshijë projektligjin për disa shtesa në kontrollin e lëndëve që përdoren për fabrikimin e lëndëve narkotike, projektligjin për mbrojtjen nga diskriminimi, si dhe dy projektligje të tjera. Sipas Ballës, shtyrja do të ndihmojë në një shqyrtim më të plotë të akteve ligjore dhe në lehtësimin e rendit të ditës së seancës parlamentare.

“Ndoshta do të mendoni se kemi bërë marrëveshje, por bazuar te rregullorja, do të kërkoja shtyrjen për 1 javë të 4 projektligjeve. Shtyrjen e parë e kërkoj për propozimin e kolegut, pasi janë projektligje që duhen rakorduar me KE. Ndaj i propozoj seancës që projektligji për disa shtesa për kontrollin e lëndëve që përdoren për fabrikimin e lëndëve narkotike, për projektligjin për mbrojtjen nga diskriminimi dhe dy projektligjet e tjera të shtyhen dhe e lehtësojmë kalendarin e ditës së sotme”, tha Balla.


Video