Opozita bllokon foltoren, Peleshi ndërpret për herë të katërt seancën!

18 June 2026, 15:00Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Opozita bllokon foltoren, Peleshi ndërpret për herë të

Kuvendi nuk po gjen paqe në seancën e sotme plenare, e cila që prej orës 10:00 të mëngjesit është shoqëruar me akuza, debate të forta dhe ndërprerje të përsëritura nëpërmjet bllokimit të foltores nga opozita.

Ndërsa në rend ditë janë 21 pika, parlamenti ndodhet ende në pikën e tretë, pasi ‘molla e sherrit’ është pikërisht kërkesa e opozitës për ta ndryshuar atë, ndërsa duhet të fliste ministri i Jashtëm Ferit Hoxha, për konferencën e tetë ndërqeveritare Shqipëri-BE, në lidhje me procesin e integrimit të vendit.

Kryeparlamentari Peleshi është detyruar që pas rikthimit të tensioneve, ta ndërpresë për herë të katërt seancën dhe të thërrasë në një pushim 15 minutësh të deklaruar krerët e grupeve parlamentare për ta zgjidhur ngërçin e krijuar.

Ndërsa deputetët u rikthyen nga pushimi i tretë i punimeve, situata shkoi sërish në pikën fillestare.

Deputetët e PD ‘pushtuan” foltoren dhe kërkuan ndryshimine  rendit të ditës, pasi kërkojnë të flitet për protestën që vijon prej 18 ditësh në shesh nga qytetarët.


Video