Ndahen Kanye West dhe Bianca Censori?

20 November 2023, 09:39Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ndahen Kanye West dhe Bianca Censori?
Kanye West/ Bianca Censori

Kanye West, dhe gruaja e tij, Bianca Censori thuhet se janë ‘në një pushim’ pasi Bianca u kthye në heshtje në Australi dhe është parë duke festuar pa burrin e saj.

Kjo vjen pasi familja e shqetësuar dhe miqtë e ngushtë thuhet se kanë shfrytëzuar rastin për të organizuar një “ndërhyrje”. 

Page Six raporton se çifti kanë jetuar të ndarë që nga mesi i tetorit dhe një burim i tha gazetës se familja e Censorit e ka pyetur atë "nëse martesa me të ishte vendimi i duhur".

Nga ana tjetër miqtë e saj ngritën shqetësime për “mënyrat kontrolluese” të Ye dhe i kërkuan Censorit “të zgjohej”. Kanye tha se ata kanë marrë një pushim që nga mesi i tetorit dhe fokusi i tij i vetëm për momentin është muzika.  

Kanye dhe Bianca e kaluan verën në Evropë ku ajo u fotografua shpesh me veshje të guximshme dhe të çuditshme. 

Ajo u shfaq me rroba pothuajse nudo gjë që bëri që shumë fansa të spekulonin se Kanye mund të kontrollonte veshjet e saj. Kanye thuhet se 'kontrollon gjithashtu ushqimin e saj ajo ha', një mënyrë kjo si ajo me Kim Kardashian.

Censori dhe reperi kanë qenë të pandarë që kur u martuan në dhjetor 2022. Gjithsesi ndërkohë që dyshja po kalojnë kohë të ndarë, asnjëri nuk ka dorëzuar asnjë lloj dokumenti divorci. 


Video