
Kryeministri Edi Rama e cilësoi protestën si “revolucioni i pritshmërive të larta”, duke argumentuar se përmirësimi i një shërbimi sjell automatikisht kërkesa të reja nga qytetarët.
“Është një ndryshim i stinës së Shqipërisë”, tha Rama. “Quhet revolucioni i pritshmërive të larta. Një qytet që jeton me dy orë ujë në ditë, kur fillon merr 14 orë ujë në ditë, do 24 orë.”
Në një tjetër pjesë të intervistës, Rama foli edhe për ndikimin e teknologjisë dhe llogarive jo reale në krijimin dhe përhapjen e narrativave në rrjetet sociale, duke iu referuar edhe debatit që ka shoqëruar projektin e investimit në Sazan.
Sipas kryeministrit, ekzistojnë profile të krijuara artificialisht që marrin pamjen e përdoruesve realë dhe përdoren për t’u dhënë zë narrativave të ndryshme.
“Ata nuk ishin, ata nuk ekzistojnë. Ata janë të krijuar në laborator dhe i japin zë narrativave të ndryshme”, deklaroi Rama.
Duke folur për narrativat që, sipas tij, janë ngritur rreth investimit dhe lidhjes së tij me Izraelin, kryeministri tha se ato janë nxitur nga një “ushtri” llogarish jo reale.
Rama tha se bëhet fjalë për një realitet të ri, ku profile të krijuara artificialisht mund të marrin pamjen e përdoruesve realë dhe të përdoren për të amplifikuar narrativa të caktuara.
Sipas kryeministrit, këto llogari janë të vështira për t’u identifikuar edhe nga platformat e mëdha të rrjeteve sociale.
“Ata nuk ishin, ata nuk ekzistojnë. Ata janë të krijuar në laborator dhe i japin zë narrativave të ndryshme”, tha Rama.
Duke folur konkretisht për narrativat që, sipas tij, janë ngritur rreth investimit dhe lidhjes së tij me Izraelin, Rama i cilësoi ato si të krijuara dhe të nxitura nga një “ushtri” profilesh jo reale.
“Ata i japin zë narrativave të ndryshme. Cfarë lidhje kishte kjo me marrëdhënien me Izraelin. Pra ishte narrativë e nxitur nga kjo ushtri ushgtarësh jo real, të rritur në laboratorët e teknologjisë sepse rriten, marrin pamje, jetë formë dhe nuk i njeh a janë real apo jo. Ne kemi krijuar mbrojtjen kibernetike nga halli sepse u ndodhëm përballë një sulmi nga Irani.
Nuk ja dolëm të mbrohemi dhe pamë që duhet të forcohemi në këtë aspekt. Ne kemi sot një teknologji të mbrojtjes kibernetike që është top of the top, ndaj dhe kemi edhe shumë kapacitete identifikuese për ndërhyrjet e huaja. Kemi mësuar që përpara së të atribuojmë sulmin, ta bëjmë këtë duke u siguruar për të vërtetën”, tha Rama