'Donte të arratisej', zbulohet shtetasi që u spiunua nga politikani I.M në komunizëm

27 July 2022, 14:38Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
'Donte të arratisej', zbulohet shtetasi që u spiunua nga
Ilir Meta

Kryetari i Lirisë, Ilir Meta thotë se Autoriteti i Dosjeve po përdoret qëllimisht nga qeveria si instrument për propagandistike.

Duke i cilësuar si përralla faktin që emri i tij doli në letrën e Autoritetit të Dosjeve si bashkëpunëtor i Sigurimit të Shteti, Meta tha se atë nuk do ta shpërqendrojnë nga puna që ka nisur tashmë në drejtimin e Partisë së Lirisë.

Burime për VoxNews thanë se F.T është shtetasi që përmendendet në dosjet mbi ish Presidentin. Ai i është adresuar sot autoritetit të dosjeve për të zbardhur të shkuarën e tij. Në shkresa Ilir Meta figuron se e ka denoncuar F.T se donte të arratisej.

Nga kërkimi rezultoi se Meta figuron në dosje të personave të tjerë se vullnetarisht kishte spiunuar një shok që donte të arratisej.

Ndryshimi i ligjit për të verifikuar personazhe të politikës dhe drejtësisë që kanë dalë një herë të pastër nga Komisioni i Dosjeve ka qenë kërkesë e hershme e autoritetit, që nga ana tjetër pas indiceve për disa nga këto persona ka zbuluar se ka materiale që i komprometojnë si bashkëpunëtorë.

Çfarë ndodhi dje?

Një njoftim i Autoritetit të Dosjeve se kishin zbuluar si ish-sigurims një politikan të nivelit të lartë të njoftuar si I.M, mori dhenë për të nisur një debat politik. Autoriteti nuk dha emër por reagimi pasoi nga stafi i komunikimit të ish-presidentit Ilir Meta.

Tedi Blushi mohoi lajmin dhe e quajti si sulm "patronazhistësh". Por sot, Autoriteti njoftoi kryeparlamentaren Nikolla zyrtarisht. Nikolla ua ka dërguar dosjen e plotë krerëve të grupeve parlamentare në Shqipëri. 

 


Video