VoxNews ka siguruar dokumentin e Autoritetit të Dosjeve, që zbulon se Ilir Meta është politikani i lartë i shtetit, që përmendet në dosjen e Autoritetit për Informim mbi Dosjet e Sigurimit te Shtetit. Autoriteti i Dosjeve kërkon që të ndryshojë ligji dhe të verifikohen politikanët që dolën të pastër në Komisionet në vitet '90.
Ilir Meta ka reaguar për herë të parë pasi Autoriteti i Dosjeve i nxori emrin se ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.
'Tani, si mund ti shmangem unë një përgjigje kur s'ka shqiptar mbi këtë tokë që nuk e kupton se me këtë akt vetëvrasës, sepse Autoriteti i Dosjeve para se të jetë autoritet ligjor është autoritet moral sepse të është dhënë detyra të trajtosh të shkuarën e dhimbshme të shqiptarëve.
Sepse gjen njerëz që iu shpëtojnë filtrit dhe janë rrezik për shqiptarët dhe të ngushëllosh viktimat e asaj periudhe. është për të ardhur keq për Autoritetin e Kriminalizimit të Dosjeve. Ata e dinë se çfarë ka apo çfarë nuk ka në ato dosje që thonë ata. Ndonjë email anonim elektronik që jam i sigurtë që kur të zbulohet do të gajaseni të gjithë. Këto që vijën nga banda e inceneratorëve që do i shihni ju', tha Ilir Meta.