Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Ish-presidenti i Republikës, Ilir Meta është njoftuar që në maj se është zbuluar se ka qenë pjesë e ish-Sigurimit të Shtetit.
Në një shkresë ku raportohet puna e Autoritetit për Informimin mbi Dosjet e Sigurimit të Shtetit, Autoriteti njofton se është marrë vendimi më 17 maj 2022, që në zbatim të një shkrese të 14 shtatorit 2021, Meta të njoftohej me një kopje të materialit për të.
Autoriteti sqaron se janë 140 faqe material për Metën nga dosjet e Sigurimit në formatin disk dhe fotokopje. Përmbajtja e materialeve ende nuk është zbardhur.
