Bllokuan foltoren e Kuvendit, PS kërkon masë disiplinore për 5 deputetë të opozitës

10 June 2024, 11:22Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Bllokuan foltoren e Kuvendit, PS kërkon masë disiplinore për 5
Kuvend

Pas kaosit të shkaktuar në seancën e 6 qershorit nga Rithemelimi, mazhoranca i është drejtuar Sekretariatit të Etikës me një kërkesë ku kërkon masë disiplinore për 5 deputetë të Rithemelimit.

Listën e kryeson Flamur Noka, i cili bllokoi foltoren e Kuvendit, ofendoi kryetaren e Kuvendit Lindia Nikolla, si edhe i mori mikrofonin Nasip Naços duke u përplasur me punonjësit e Gardës.

Ndëshkim kërkohet edhe për Gazment Bardhin, Edi Palokën, Ervin Salianjin dhe Luan Baçin. Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën do të mblidhet ditën e sotme ora 13.00, për shqyrtimin e kësaj kërkese.

 


Video