Berisha: Irena Gjoka është filmuar në zyrën mafioze të Ergys Agasit

2 February 2026, 10:35Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Berisha: Irena Gjoka është filmuar në zyrën mafioze të
Sali Berisha, Irena Gjoka dhe Ergys Agasi

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një deklaratë për mediat, pasi daljes nga SPAK ku u paraqit në zbatim të masës së sigurisë komentoi vendimin e KLGJ, që nuk pranoi të shqyrtonte çështjen e Irena Gjokës.

"KLGJ me votat e Yllka Rupës, Ridvan Hados, Markelian Koça, Emona Muçi, Klodian Kurushi dhe kreut të tij Ilir Rusi me 6 vota vendosën mos pranimin e nisjes së procedurave për verifikimin dhe shpalljen e papajtueshmërisë së mandatit me famozen Irena Gjoka.

Këta janë me kriminelë se vetë Irena, këta janë turpi i zyrtarit. Janë skllevër të këtij regjimi dhe të Edi Ramës.

Sa për dijeni, Irena me 5 mbiemra është një shoqe në shpirt me Lindën e Surrelit, përveçse këshilltare e Gys Agasit.

E faktuar vizitat e saj.

Ka rrezik edhe ndonjëri prej jush këtu i ka parë videot në dosjen e Ergys Agasit se si serbezja hyn dhe del në zyrën mafioze të Agasit.

Por të votosh, të shkelmosh të gjithë këto dokumente, do të thotë të mos kesh as edhe minimumin e ndërgjegjes profesionale, ndërgjegjes ligjore, do të thotë të mos kesh dinjitet njerëzor.

Të poshtërosh veten duke mohuar vulat apostolike, duke mohuar formularët zyrtarë të këtij shteti, do të thotë je bashkautor në këto krime.

Kjo nuk ka ndodhur kurrë në histori, sado absolutisht të palavdishme të KLGJ-ve të kryesuara nga presidentët, se unë nuk i mbroj defektet që kanë pasur, por kurrë kjo nuk mund të imagjinohej. Nuk mund të imagjinohej të shkelmoheshin ligjet në këtë mënyrë”, tha Berisha.


Video