“Agron Neza shumë i afërt i Azem Hajdarit”, Rama: Po e kam takuar McGonigal, por hetimi s'ka lidhje me mua

25 January 2023, 18:00Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Agron Neza shumë i afërt i Azem Hajdarit”, Rama: Po e kam
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka pranuar se e ka takuar disa herë ish-zyrtarin e lartë të FBI-së në New York, Charles McGonigal, i cili u arrestua dhe mes të tjerash akuzohet dhe se ka marrë qindra mijëra euro nga një punonjës i sigurimit në Shqipëri në vitin 2017.

Gjithsesi, Rama e mohoi se ai apo qeveria shqiptare ka lidhje me hetimet e ShBA-ve.

Pas përfundimit të mbledhjes me drejtuesit e Qarqeve, Rama në një prononcim për gazetarët deklaroi se Agron Neza ka qenë mik i afërt me Azem Hajdarin dhe fis me Besnik Mustafajn.

“Besoj që njerëzit normalisht duhet të jenë mësuar që këtu opinioni ndahet në një pjesë që beson me do e mos atë që do të besojë dhe një pjesë tjetër që dëgjon dhe reflekton mbi faktet. Kjo është një çështje e hetuar nga drejtësia amerikane e cila nuk nxjerr vendime për vrasje pa autor apo për vrasje nga pakujdesia kur vrasjet bëhen nga dritaret e institucioneve shtetërorë dhe nuk ja përton askujt. Në rastin konkret ka zero akuzë dhe zero lidhje mes çështjes që diskutohet dhe meje apo qeverisë së Shqipërisë.

Këto janë derivate të keqleximit. Përmendja e emrit si pjesë e një takimi apo një takimi tjetër s’ka lidhje me përfundimet që ka nxjerrë hetimi në SHBA. Janë nxjerrë përfundime dhe s’ka asnjë lidhje me këto që thoni ju. Po e takova dhe kjo nuk përbën arsye për të nxjerrë konkluzione të reja duke parë nga Tirana me dylbitë e politikës së zhurmës, për zhurmë. Në kushtet që jemi para faktit të ri për 21 janarit dhe kërkesës së PS për të hapur hetimin në SPAK. Kushdo të kuptojë e kupton.

Hetimet kanë përfunduar ka një të akuzuar për mosdeklarim dhe konflikt interesi në raport me mikun e tij shqiptaro amerikan nga Tropoja që unë e kam njohur me të dhe nuk kam asnjë marrëdhënie. Fola për zotin Agron, i cili e përsëris vjen nga Lëvizja Demokratike, shumë i afërt i të ndjerit Azem Hajdari, fis me Besnik Mustafajn, njerëz të nderuar pa diskutim, të cilin nuk e kam njohur më parë asnjëherë dhe me të cilin nuk kam shkëmbyer as letra, as interesa dhe asgjë tjetër, por e kam takuar vetëm në praninë e zyrtarit të lartë të FBI-së. Për sa i përket personit tjetër ka qenë zv.ministër i Energjetikës në koalicionin e vitit 2013 dhe pastaj për një farë kohe ka punuar pranë meje pa pagesë. Pse e përdor opozita, unë jam mësuar më këtë, jam i mingopur me të tilla historia që synojnë çorrollepjsen e njerëzve dhe krijimin e një klime ndasie dhe më mirë të shpenzojë kohë nga koha që kam dhënë nxjerrjen e këtyre gjërave që hidhen në lumë për të bërë punë më shumë për njerëzit, jam i fokusuar të punët e përditshme të qytetarëve.”, tha Rama.


Video