(Video) Momenti i sikletshëm kur gruaja refuzon t’i japë dorën Merghan Markle

13 September 2022, 10:14Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

(Video) Momenti i sikletshëm kur gruaja refuzon t’i japë

Meghan Markle u përballë me një moment të sikletshëm teksa një grua refuzoi t’i jepte dorën.

Në një video të shpërndarë në media shihet momenti i sikletshëm mes Dukeshës së Suseksit dhe gruas së paidentifikuar.

Incidenti ndodhi në shtunën pasdite në Kështjellën Winsor pasi Meghan dhe Princ Harry u takuan me Princin dhe Princeshën e Uellsit për përshëndetjen e qytetarëve, të cilët ishin mbledhur në respekt të Mbretëreshës së ndjerë.  

Në përgjithësi Meghan u prit ngrohtë nga turma dhe fansat, përveç gruas e cila nuk dukej e lumtur me praninë e saj, dhe në momentin kur Dukesha iu afrua, ajo hoqi shikimin dhe nuk zgjati dorën.

Meghan reagoi me shumë elegancë, ajo vazhdoi e pashqetësuar që të takonte fansat e tjerë.



Video