Pak para nisjes së spektaklit, një zarf i zi ka mbërritur sot në shtëpinë e ‘Big Brother Vip 3.’
Zarfi i zi do të thotë se një apo disa nga banorët kanë shkelur rregullat e lojës dhe për këtë do të ketë një dënim. Dënimi mund të përfshijë edhe përjashtim nga loja.
Zarfi i zi do të lexohet gjatë spektaklit sonte, i cili nis në orën 21:00. Teksa nuk e dinë se çfarë përmban zarfi të gjithë banorët janë në ankth, por një gjë dihet se diçka kanë bërë banorët, dhe për këtë Vëllai i Madh ka marrë vendim, të cilin për ta zbuluar mesa duket duhet të presim spektaklin.
Ndërkohë, çiftet e shtëpisë kanë qenë protagonistë, me Sarën dhe Bardhin që duket se i kanë zgjidhur mosmarrëveshjet mes tyre, ndërsa Romeo dhe Heidi kanë pasur debatet e para.
Por jo vetëm dashuritë, pasi edhe miqësitë po vihen në provë, teksa Juli dhe Gazi kanë pasur debate të forta. Një Zarf i Zi ka dënuar Ilnisën pasditen e djeshme, por sot, një tjetër ndodhet në shtëpi. Çfarë ka në brendësi këtë herë?
Për këto dhe shumë të tjera, do të keni mundësi ta ndiqni spektaklin LIVE, në transmetimet e Top Channel, në dy kanalet e dedikuara të DigitAlb “Big Brother Vip 1” dhe “Big Brother Vip 2“, si dhe në kanalin zyrtar të Top Channel në YouTube.