Si qëndron e vërteta e videos së Bora Zemanit duke u puthur me Graciano Taganin?

30 May 2022, 18:50Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Si qëndron e vërteta e videos së Bora Zemanit duke u puthur me
Bora Zemani duke u puthur me Graciano Taganin

Po bën xhiron e rrjetit një video e moderatores Bora Zemani duke shkëmbyer një puthje në buzë me balerinin Graciano Tagani.

Kjo video është shpërndarë në rrjetet sociale si TikTok apo Instagram, duke marrë shumë komente dhe reagime nga ndjekësit.


Në fakt videoja i përket vitit 2016, kur Bora Zemani ishte si konkurrente në spektaklin e kërcimit “Dance With Me”, krah Alban Ramosajt. Pamjet janë shkëputur nga një nga performancat e saj në këtë program, ku Graciano Tagani ishte asokohe pjesë e trupës profesioniste të baletit.

Megjithatë duket se gjithçka ka qenë pjesë e koreografisë që ata po realizonin. Në përfundim të performancës, koreografi dhe anëtari i jurisë Albi Nako, shprehet në formë batute se puthja nuk ishte pjesë e performancës, megjithatë moderatorja përgjigjet me shumë sportivitet se mund ta bëjë përsëri koreografinë siç e kishin vendosur.

Albi Nako: Po ne sikur se kishim lënë atë puthjen pse u puthët juve?

Bora Zemani: E kemi lënë atë puthje dhe është e gjitha koreografi, mund ta bëjmë nga fillimi identike të gjithën.

Aktualisht Bora Zemani po përflitet për ribashkimin me ish të dashurin e saj, Donald Veshajn. Pasi u fotografuan bashkë në sfilatën e Valdrin Saitit, dyshja u kapën mat në Itali duke bërë shopping së bashku.


Video