“Po këta të tjerët kush janë?” Ledion Liço zyrtarisht moderator i “BBV3”

29 December 2023, 22:35Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Po këta të tjerët kush janë?” Ledion
Ledion Liço

Top Channel ka lançuar spotin që paralajmëron nisjen e edicionit të tretë të Big Brother VIP Albania.

Në reklamë bie në sy prezenca e Ledion Liços i cili konfirmon kështu zërat se do të jetë ai që do ta moderojë këtë edicion dhe jo Arbana Osmani.

Po ashtu promoja njofton se edicioni i ri i BBV3 nis nga data 13 janar duke lënë kurioz të gjithë audiecën për emrat e banorëve.

Disa nga banorët që janë përmendur janë; ish-konkurrentja e “BB” Rike Roçi, nëna dhe partnerja e gazetarit Klinton Zeqiraj, Ekaterina Dubenik dhe Shegushe Zeqiraj do të jenë pjesë e shtëpisë dhe gazetari Drini Zeqo.

Edhe Meri Shehu dhe Zamira Kita i kanë thënë “po” ftesës dhe do të jenë banore të ardhshme.

Sakaq, disa nga emrat e tjerë që do të jenë konkurrentë në ‘BBV3’ janë: Albi Nako, Graciano Tagani, Alfio Rrotani, Ksenja Shoshaj, La Fazani, Bardhi.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania)


Video