Përflitet për NDARJE nga partnerja, zbulohet me kë është 'ARRATISUR' Strakosha në “ishullin e milarderëve”!

6 July 2024, 12:02Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Përflitet për NDARJE nga partnerja, zbulohet me kë

Humbja me Spanjën me rezultatin 1-0, i dha fund rrugëtimit të “Kuqezinjëve” në Kampionatin Europian 2024.

Kështu që djemtë e Kombëtrares janë shpërndarë.

Disa në vendet ku jetojnë e kanë familjen e disa kanë nisur pushimet.

Thomas Strakosha, shumë i komentuar për paraqitjen në fushë, po aq edhe në jetën private, është arratisur për pushime në Mykonos, i njohurin ndryshe si “ishulli i milarderëve”.

Por me këtë udhëtim ai ka shtuar dyshimet për krisjen e marrëdhënies me partneren e tij prej më shumë se 4 vitesh. Strakosha ka shijuar këtë udhëtim me vëllain e tij dhe disa shokë të tjerë.

Nga ana tjetër, modelja Esther Adjoa Asiédu ka treguar në Instagramin e saj se ndodhet në Como, Itali, me mikeshat e saj.

Postimet e portierit të Kombëtares dhe modeles Esther krah njëri-tjetrit dhe dedikimet e dashurisë kanë qenë gjithmonë të pranishme në rrjetet sociale.

“Zhdukja” e tyre papritur nuk mund të kalojë pa marrë vëmendje dhe hipoteza se çifti po kalon një krizë në marrëdhënie.



Video