Pas publikimit të videos së xhiruar nga vetë Princi, ku Elia Zaharia në gjendje të rënduar psikologjike, e sulmon, duket se qytetarët kanë vendosur të mbajnë krah. Ata janë rreshtuar në krah të Elia Zaharisë
Në një vëzhgim në profilet e “Instagramit” të secilit, vihet re se aktores i janë shtuar rreth 7 mijë ndjekës. Nga 77k ndjekës, Elia ka vajtur brenda pak ditësh në 84k ndjekës.
Ndërkohë që me Princin nuk ndodh e njëjta gjë.
Princ Leka, denoncoi në polici tre ditë më parë të atin e ish bashkëshortes, Gjergj Zaharian me akuzën se e ka dhunuar dhe e ka goditur me sende të forta.
Nga ana tjetër, edhe Gjergji ka bërë një denoncim me të njëjtën akuzë për Princin, duke mohuar deklaratat e këtij të fundit.
Video e xhiruar nga Princ Leka, është bërë pikërisht pas këtij konflikt. Elia dëgjohet aty duke akuzuar e tronditur ish partnerin se i ka dhunuar të atin 73-vjeçar.