Pas divorcit me bashkëshorten, Blero fotografohet duke u puthur me një tjetër vajzë (FOTO)

24 November 2022, 18:23Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Pas divorcit me bashkëshorten, Blero fotografohet duke u puthur me një
Blero dhe Afrona

Këngëtari Blero Muharremi, ka pak kohë që ka konfirmuar statusin e tij si beqar. Ai tregoi se i dha fund edhe martesës së tij të dytë me modelen Afrona Dika, pas një martese të dështuar me aktoren Teuta Krasniqi.

Mirëpo, duket se Blero nuk është më "single". Ai ka postuar një fotografi jo shumë të qartë në InstaStory, ku mund të shihej pranë një ashensori teksa duket duke shkëmbyer një puthje me një vajzë.

Identiteti i vajzës nuk është bërë i ditur, megjithatë këto ditë këngëtari nga Kosova ka bërë të ditur se ndodhet në Gjermani.

Kujtojmë se Blero tha se arsyet e ndarjes nga Afrona janë tërësisht personale dhe i përkasin vetëm atyre të dyve.

“Unë dhe Afrona i kemi dhënë fund martesës sonë 2-vjeçare në maj të këtij viti. Arsyet janë tërësisht personale dhe që na përkasin vetëm neve. Nuk ka pasur asnjë moment hapësirë për interpretim, keqinterpretim apo përdorim të imagjinatës. Pra, miq e dashamirës, lidhja jonë ka përfunduar, ndaj situata është e rënduar ashtu siç është, madje edhe pa e kthyer në pjesë të debatit publik. Unë po ju drejtohem me një kërkesë për herë të parë dhe të fundit, me shpresë që do të hasë në mirëkuptimin tuaj- ta lënë ashtu siç është këtë pjesë të jetës sime dhe të mos merremi më gjatë me të. Ky vendim i cili na përkiste vetëm mua dhe Afronës, ndaj dhe dëshiroj që ta mbajmë të tillë. Do ta vlerësoj shumë nëse do të më mirëkuptoni, meqenëse kjo vërtetë do të jetë hera e fundit kur unë do të ju adresohem për këtë çështje. Faleminderit nga zemra për kohë. I juaji, Blero”. shkruante atëher ai.



Video