Ish-missi i Kroacisë, Ivana Knoll ka tërhequr vëmendjen e mediave me paraqitjet e saj nga shkallët e stadiumit në mbështetje të ekipit ballkanas në Kupën e Botës "Katar 2022".
Në ndeshjen kundër Marokut, bukuroshja kroate ekspozoi hiret e saj "bombastike" në një fustan tbardhekuq me kapuç për të treguar patriotizmin e saj. Në rrjetet sociale, dolën pamjet ku tifozët vendase i bënin foto, të mahnitur nga format e saj.
Ajo publikoi dhe një video ku shfaqej në një rrugë anës detit e veshur vetëm me një badi dhe ekspozonte të pasmet. Në media, qarkulluan lajmet se ajo rrezikonte arrestimin për shkak se kishte thyer rregullat vendase, duke e tepruar me zhveshjen.
Por, duket se Ivana Knoll nuk i ka marrë fare parasysh këto lajme dhe është shfaqur në shkallët e stadiumit në të njëjtën formë edhe në ndeshjen e Kroacisë kundër Japonisë, ku ekipi ballkanas kaloi në çerekfinale falë fitores me anë të 11-metërshave.
E veshur me një bluzë të shkurtër dhe një mini-fund, Ivana mori menjëherë vëmendjen e mediave dhe jo vetëm. Gjithashtu edhe sheikët e pranishëm në stadium kërkonin të bënin foto me të.