Nga Luiz-Kiara te Bora-Donald/ Kush janë 7 çifte që mbajnë fronin për më të preferuarit e momentit

9 June 2023, 18:39Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Nga Luiz-Kiara te Bora-Donald/ Kush janë 7 çifte që mbajnë
Çiftet

Romanca është gjithmonë diçka që tërheq dhe të gjithë duam të dimë se më kë janë lidhur yjet e preferuar të showbiz-it. Më poshtë ju sjell një listë me çiftet më të dashur dhe popullor të momentit, veprimet e të cilëve tërheqin vëmendjen dhe çdo surprizë romantike për njëri-tjetrin, shmë shpejt bëhet virale në rrjet.

Ai është këngëtar dhe fitues i BBV2, ajo është moderatore. Luizi dhe Kiara janë padyshim një nga çiftet më in të momentit. Romanca e tyre lulëzoi në BBV dhe tanimë ata janë shumë të dashur për publikun.

Nga Luiz-Kiara te Bora-Donald/ Kush janë 7 çifte që mbajnë

Ai është finalisti i BBV1 dhe ajo një moderatore shumë e suksesshme. Romanca e Donald Veshaj dhe Bora Zemanit ka pasur ulje-ngritje të gjitha të para me shumë vëmendje nga fansat e fiksuar pas tyre.

Nga Luiz-Kiara te Bora-Donald/ Kush janë 7 çifte që mbajnë

Reperi shumë i dashur Ledri Vula dhe blogerja dhe fituesja e DWTS1 Sara Hoxha janë një tjetër çift i diskutuar nga fansat. Ata ndjekin me vëmendje gjestet romantike të tyre dhe padyshim që janë një nga çiftet më të dashura të showbiz-it shqiptar.

Nga Luiz-Kiara te Bora-Donald/ Kush janë 7 çifte që mbajnë

Duket se kombinimi këngëtar-moderatore është një ‘recetë’ e mirë për një lidhje të suksesshme. Elgit Doda dhe Klea Huta janë shumë të dashur për publikun dhe vetëm pak ditë më parë dyshja kurorëzoi lidhjen.

Nga Luiz-Kiara te Bora-Donald/ Kush janë 7 çifte që mbajnë

Jo më këngëtar, por qëndrojmë brenda fushës së muzikës. Blogerja dhe prezantuesja Sarah Berisha gjeti dashurinë në krahët e DJ Pm, duke u kthyer kështu në një nga çiftet më të komentuar të momentit.

Nga Luiz-Kiara te Bora-Donald/ Kush janë 7 çifte që mbajnë

Njësoj si miku i tij, edhe DJ Dagz gjeti dashurinë në krahët e një moderatoreje, Einxhel Shkirës, poashtu në BBV1. Një nga çiftet më të dashur të momentit, dyshja shpeshherë ndan foto romantike së bashku.

Nga Luiz-Kiara te Bora-Donald/ Kush janë 7 çifte që mbajnë

Të fundit në këtë listë, moderatorja e famshme Arbana Osmani ka gjetur dashurinë në krahët e regjisorit Eduart Grishaj. Dyshja postojnë shpeshherë foto të dashura së bashku dhe flasin për njëri-tjetrin në intervistat e tyre.

Nga Luiz-Kiara te Bora-Donald/ Kush janë 7 çifte që mbajnë



Video