Nëna dhe baballarë mos lejoni veten dhe njerëzit e tjerë të pyesin fëmijën tuaj “kë do ti më shumë”?

30 December 2023, 21:03Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Nëna dhe baballarë mos lejoni veten dhe njerëzit e tjerë
Foto ilustruese

Kjo pyetje e tmerrshme, jo vetëm e vendos fëmijën përpara dilemës se cilin duhet të zgjedhë, por ushqen edhe dyshimin dhe pasigurinë. Kjo pyetje, që e drithëron fëmijën, që i than shpirtin fëmijës, mesa duket, është e pamundur të shkulet nga fjalori ynë.

Këtë pyetje, ia bëjnë fëmijës të gjithë të rriturit pa përjashtim: prindërit, gjyshërit, mësuesit, gazetarët, deri pediatrit e psikologët. Asnjërit nuk i shkon mendja, se çfarë presioni dhe ankthi i krijojnë fëmijës.

Fëmija nuk e kupton këtë frazë, pasi ai mendon se janë të rriturit, që duhet ta duan dhe jo ai, që është i vogël. Gjithashtu e vendosin para një zgjedhjeje, që ai nuk di ta bëjë.

Ai ka nevojë për të dy prindërit e tij dhe nuk arrin të kuptojë pse duhet të zgjedhë njërin. Të rritur, lëreni të qetë fëmijën. Jepini ju dashurinë dhe sigurinë, aq të nevojshme për të, që të bëhet një i rritur i zoti e i lirë e jo i varur e dyshues ndaj tjetrit. Të rritur pa përjashtim hiqeni këtë pyetje nga përdorimi, nëse vërtetë i doni fëmijët.


Video