Në emër të gjithëpërfshirjes dhe diversitetit, kjo është Borëbardha e re me 7 xhuxhat sipas Disney

19 July 2023, 18:25Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Në emër të gjithëpërfshirjes dhe diversitetit, kjo
Borëbardha dhe 7 xhuxhat, nga Disney

Disney ka vendosur të rikthejë në ekranet televizive përrallën e famshme të Borëbardhës dhe 7 xhuxhat, por kasta e filmit të ri ka ngjallur pakënaqësi të mëdha.

Sipas fotografive të publikuara nga “Daily Mail”, Borëbardha është zëvendësuar nga një aktore me origjinë kolumbiane. Ndërsa xhuxhat janë një “miks” i personazheve nga raca dhe gjini të ndryshme, madje vetëm njëri prej tyre është vërtetë xhuxh.

Borëbardha është një përrallë gjermane e shekullit të 19-të, nga vëllezërit Grim. Sipas legjendës, nëna donte një fëmijë me lëkurën të bardhë si bora, buzët e kuqe si gjaku dhe flokët e zeza.

Por duket se Disney ka vendosur të mos i përmbahet historisë origjinale, duke sjellë një kast divers dhe gjithëpërfshirës. Kjo i ka zemëruar së tepërmi fansat duke nxitur edhe përgjigjen e Disney.

Fillimisht gjiganti i filmave për fëmijë i ka quajtur fotografitë si të pavërteta, por më pas është detyruar të pranojë, se janë të vërteta por “jo zyrtare”.

Ky është një trend që ka prekur jo vetëm Disney por edhe studio të mëdha hollivudiane, të cilat në filma të famshëm vendosin të ndryshojnë racën e personazhit kryesor, “race sëap”, apo edhe gjininë dhe orientimin seksual.


Video