Martohet Fero, i njohur edhe si Khattab-i

5 January 2024, 17:16Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Martohet Fero, i njohur edhe si Khattab-i
Fero aka Khattab

Ish-reperi Fero i njohur tashmë me emrin Khattab është martuar.

Kështu raportojnë mediat në Kosovë nga burime të afërta me ish-këngëtarin.

Khattab është martuar me një grua të re, e cila po ashtu si ai i takon besimit Islam.

Kjo madje është arsyeja përse ai është larguar nga rrjetet sociale, raporton Insajderi.

Është besimi i tij, i cili e ka bërë që ai të merr një kthesë të madhe në jetën e tij, duke hequr dorë edhe nga muzika.

Fero ka qenë më parë i martuar me Arbenita Ismajlin, me të cilën kanë një vajzë. Ai u nda pas një periudhe burgu për arsye të dhunës në familje.


Video