Për të festuar ditën e 90 të nisjes se Big Brother dhe qëndrimit të një pjese prej banorëve brenda shtëpisë, Vëllai i Madh ka organizuar për të gjithë një festë madhështore në pishinë.
Të gjithë po kërcejnë e po këndojnë. Ndër më energjikët është padiskutim Luizi që në një moment i ka shprehur dashurinë Kiarës.
Luizi-Kiarës: Të lutem mos më lër kurrë. Të dua!
Në një moment, duke kërcyer ai e mori mënjanë Kiarën dhe duke u puthur i tha: “O Kiar të dua më shumë se jetën time. Më premton që do më duash shumë?
Kiara: Të premtoj!
Luizi: Dëgjo, më të mirë se unë mund të gjesh, jam i sigurt, por askush nuk do të dojë kaq shumë sa të dua unë.
Kjo e ka lumturuar Kiarën dhe të dy janë përqafuar fort.
View this post on Instagram