Raporti i shkurtër që krijuan në “Big Brother VIP”, duket se do i përndjek gjatë Kristin dhe Keisin, pasi kudo ka kuriozitet se çfarë po ndodh mes tyre pas mbarimit të formatit.
I ftuar sot në “Shqipëria live”, Kristi tha se ata kanë raporte njerëzore, janë takuar dhe kanë folur kur kanë rastisur në ambiente të përbashkëta por nuk ka asgjë më shumë se kaq.
“Unë Keisin e kam takuar në prapaskenat e ‘Portokalli’ dhe kemi bërë muhabete njerëzore. Jemi në atë nivel, nuk kam pse ta injoroj se kemi kaluar kohë bashkë aty brenda”, tha ai.
I pyetur për këngën e Keisit që u duk si ‘diss’ për të pasi thuhet “Lur thu që s’ta nin, në fakt ta nin”, Krista tha se: “Unë kam qenë shumë i sinqertë kur thash se nuk kam më interes për të. Ky tekst mund të jetë për shumë çuna. Nuk e di nëse është për mua. Mund të jetë për ndonjë ish tjetër.”
Ndërkohë në një moment moderatori Arjon Muça e ngacmoi duke e pyetur: “Kjo që ke aktualisht është më e bukur?”
Kësaj pyetjeje me spec Kristi iu përgjigj duke thënë: “Kjo që kam aktualisht? Rritet cilësia”, duke na bërë të mendojmë se ndoshta ka nisur një lidhej të re, ose një njohje.