Incidenti në koncert, Taylor Swift gëlltit një insekt (Video)

6 June 2023, 12:30Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Incidenti në koncert, Taylor Swift gëlltit një insekt (Video)
Koncerti i Taylor Swift në Çikago

Koncerti i Taylor Swift në Çikago para rreth 60 mijë spektatorëve u ndërpre për disa çaste nga një incident.
Këngëtarja ishte duke performuar kur një insekt i hyri në gojë dhe pa vetëdije ajo e gëlltiti atë.

Në videon e regjistruar nga spektatorët e koncertit, shihet Taylor Swift duke e ndalur këngën dhe duke kollitur.
“Kam gëlltitur një insekt. Kërkoj falje”, dëgjohet të thotë këngëtarja.

Swift u përpoq shpejt të kapërcejë befasinë duke thënë: “Oh kjo ishte e bukur. Zoti im, a e pa ndonjë nga ju çfarë ndodhi?”.

Duke vazhduar të përpiqet të ruajë qetësinë për atë që i ndodhi, këngëtarja më pas tha “në rregull, e kam gëlltitur”.

 


Video