Fero: Mos e festoni Shën Valentinin, nuk është festë islame

14 February 2024, 16:43Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Fero: Mos e festoni Shën Valentinin, nuk është festë islame
Fero aka Khattab

Feronit Shabani, i njohur me emrin artistik Fero, së fundmi ka bërë një deklaratë që ka tërhequr vëmendjen e një publiku të gjerë.

I njohur në të kaluarën për hitet e tij që përshkruajnë tema të dashurisë, Fero ka marrë një drejtim krejt ndryshe në jetën e tij.

Pasi është kthyer në një mysliman të devotshëm ditën e sotme ai ka bërë një deklaratë, ku thekson se Shën Valentini nuk duhet të festohet, pasi nuk përputhet me vlerat e fesë islame.

“Kjo nuk është festë islame dhe nuk duhet të festohet në asnjë lloj forme”, ka shprehur ai.


Video