Komediani Ermal Mamaqi dikur deklaronte se leximi i librave është kohë e harxhuar kot dhe se romane lexojnë pensionistët, por së fundmi ai ka shkruar vetë një libër ku po e promovon emision më emision.
Kjo gjë e ka bërë atë që të përfshihet në konflikte me shumë personazhe publikë dhe pak ditë më parë debatoi në një emision televiziv me gazetarin Flavio Qarri.
Së funmi, Mamaqi ka lëshuar një tjetër ironi ndaj Qarrit duke deklaruat se ai ka xhinde dhe se duhet t'i nxirren sa më parë.
"Kam marrë një sfidë me veten time e kam ftuar që të vijë dhe në trajnimet e mia sepse ai djalë ka xhinde, ai djalë ka xhinde atij duhet ti nxjerrin do marrim një ekzorcist ti nxjerrim xhindet dhe ai do të shpëtojë do të çlirohet dhe do të shohë që jeta është e bukur dhe pas natës vjen dita dhe pas dimrit vjen pranvera kështu që sado e tmerrshme mund ti duket kjo gjë ai djalë duhet.
Shiko unë kam zbutur, unë kam thyer gurë e jo më njerëz si Flavio. Padyshim që Flavio është i mirëpritur ta ketë një dhuratë prej meje dhe me puthje." tha Mamaqi për OraNews.