Sot Heidi është përfshirë në disa debate në BBV.
Raporti i Heidit dhe Romeos vazhdon të përflitet nga banorët dhe kjo temë ka ndezur debat mes Julit dhe Heidit.
Kjo e fundit më herët është shprehur se provokimet e Julit kanë bërë që raporti i saj me Romeon të kriset.
Nga ana tjetër Juli sot i është drejtuar banores teksa i thotë se nuk është futur mes saj dhe Romeos për ta çuar në krevatin e tij, deklaratë nga e cila Heidi është ndjerë e fyer dhe më pas ka shpërthyer në lot.
View this post on Instagram
Pas debatit me Julin, ajo është provokuar dhe nga Meritoni, i cili i ka bërë një pyetje në lidhje me babanë e saj. E prekur nga pyetja, ajo i ka kërkuar që të mos i prekë gjërat e saj që ka përjetuar jashtë.
“Sipas Heidit, ajo dhe familja e saj kanë përjetuar shumë stres në kohën kur babai i kërkoi të largohej nga “Grande Fratello”, pasi filloi të njihej me banorin më të madh në moshën e saj, Massimiliano Varese.
Heidi u shpreh:
“Ti më preke në moral. E di çfarë më ka ndodhur mua me babin, çfarë lloj stresi në familjen time more, ejjj! E di çfarë më ka ndodhur mua me babin? Unë të kam prekur ty në gjërat e tua personale jashtë? Kurrë”.
View this post on Instagram
Romeo ka ndërhyrë duke e ka veçuar Heidin nga dy konkurrentët meshkuj që po e sulmonin.