Djali zbulon ‘i sinqertë’ gjininë e fëmijës së Arbana Osmanit

6 July 2022, 07:55Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Djali zbulon ‘i sinqertë’ gjininë e fëmijës

Moderatorja Arbana Osmani është në pritje të ëmbël. Ajo pritet që shumë shpejt të bëhet nënë për herë të tretë mirëpo, asnjëherë nuk e ka zbuluar zyrtarisht gjininë e fëmijës që pritet të sjellë në jetë.

Së fundmi, Arbana bashkë me Eduartin dhe dy djemtë ndodhen me pushime në Itali dhe nuk ngurojnë që herë pas here të ndajnë foto dhe video.

Por ajo që ka konfirmuar gjithçka është një video që moderatorja ka postuar në Instastory, ku shfaqet me djalin e madh, Jonin teksa bëjnë xhiro me kal.

Në një çast, vogëlushi i fërkon barkun Arbanës dhe thotë: “Ja në Firenze me motrën”. Kështu ka vërtetuar se Osmani do të bekohet me një vajzë.

Djali zbulon ‘i sinqertë’ gjininë e fëmijës


Video