Playboy i famshëm Dan Bilzerian më në fund ka konfirmuar se ka kaluar në monogami, duke kaluar disa vite aventura me shumë të dashura.
43-vjeçari u bë i famshëm falë arritjeve të tij të jashtëzakonshme si një lojtar profesionist pokeri.
Por vitet e fundit, ai ka bërë mjaft emër si një nga Playboy-t më të famshëm të internetit, duke zbuluar shpesh në media sociale se me sa vajza ka fjetur.
Shpesh fotot e tij, ku shfaqet i rrethuar nga dhjetra femra të bukura kanë pushtuar internetin.
Tani, Bilzerian ka pranuar në një intervistë se si ai mendon se një marrëdhënie monogame është një opsion më i mirë.
Monogami do të thotë të jesh në një marrëdhënie vetëm me një person tjetër.
Gjatë një episodi të podcast-it Mighty Pursuit në fillim të këtij muaji, Bilzerian pranoi se ditët e tij si Playboy kanë mbaruar ndërsa ai tashmë përqafon stilin e jetesës në monogami.
“Mendoj se është më mirë të kesh një marrëdhënie monogame, sado e çuditshme që vjen nga unë”, tha ai duke qeshur. “Ju mund të gjeni një vajzë me të cilën ju pëlqen të kaloni kohë dhe që i besoni njëri-tjetrit”, u shpreh ai.
Ai tha më tej se ndihet 'më i relaksuar' me një partnere me të cilën po del në takime, në vend të dhjetra grave çdo ditë dhe vetëm për marrëdhënie seksuale.