Cristiano Ronaldo vendosi një tjetër rekord, duke u bërë njeriu i parë që arrin mbi 500 milionë ndjekës në Instagram.
Intervista e shumëkomentuar me Piers Morgan dhe, padyshim, fotoja e famshme me Lionel Messi për Louis Vuitton kanë ndikuar te numri i ndjekësve të Ronaldo-s.
Pas tij, Lionel Messi renditet në vendin e dytë si personi më i ndjekur në botë me 376 milionë ndjekës. Dy futbollistët legjendarë janë sportistët e vetëm në top 10-shen e njerëzve më të ndjekur në Instagram. Neymar dhe Lebron James janë dy nga sportistët më të ndjekur përveç Ronaldo-s dhe Messi-t, edhe pse asnjëri nuk është në top 10.
Pas Cristiano-s dhe Messi-t, renditen Kylie Jenner (372 milionë),
Selena Gomez (358 milionë)
dhe The Rock (348 milionë)