Cila ishte reklama e parë televizive në histori dhe sa kushtoi ajo (Video)

9 January 2024, 11:34Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Cila ishte reklama e parë televizive në histori dhe sa kushtoi ajo

Reklama e parë televizive në histori është shfaqur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës më 1 korrik 1941, në orën 14:29, raporton Demokracia.com.

Reklama, e cila zgjati dhjetë sekonda, kishte të bënte me një orë të markës “Bulova”. Konsistonte me një imazh të një ore mbi hartën e Shteteve të Bashkuara dhe një zë që thoshte: “America runs on Bulova time”. Me një çmim prej 4 dollarësh, kjo reklamë u publikua në kanalin televiziv të Nju- Jorkut, “WNBT”, gjatë një ritransmetimi të një ndeshje bejsbolli ndërmjet ekipit Bruklin Dogjers dhe Filadelfia Filies.

Edhe pse në atë kohë, jo shumë persona kishin televizor në qytetin e Nju-Jorkut, kjo reklamë ishte e suksesshme, duke çuar më pas në ndjekjen e hapave të Bulovas.

Një hap tjetër i madh në historinë e reklamave televizive ndodhi në dekadën e viteve ’60. Një zyrtar i NBC-së sugjeroi transmetimin e reklamave të gjata rreth një minutë.


Video