Ambra Angiolini këndon ‘T'Appartengo’ dhe hiti i ’94-s bëhet viral (VIDEO)

10 December 2022, 18:48Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ambra Angiolini këndon ‘T'Appartengo’ dhe hiti i
Ambra Angiolini

Tre minuta shfaqje ndezën audiencën dhe rrjetin: Ambra Angiolini në skenën e finales së X Factor 2022 në Itali u rikthye me hitin e vjetër të 1994-s, "T'appartengo".

E shoqëruar nga një trup madhështor baleti, ajo riprodhoi koreografinë e paharrueshme me një skenografi shpërthyese.

Më shumë se 7000 spektatorët e arenës u ngritën në këmbë. Në rrjet, në pak më shumë se 24 orë performanca shkoi në 11 milionë shikime në llogaritë sociale të X Factor, duke përfshirë Youtube, Instagram, Facebook, Twitter dhe Tik Tok.

Ambra është një nga gjyqtaret e X Factor 2022. Ajo është rikthyer pas 28 vitesh për të riinterpretuar hitin e saj të vjetër.

Një brez i tërë që e mban mend mirë “Non e la Rai”, pati mundësinë të kthehej në kohë, ndërsa të rinjtë e sotëm do të kenë një hit të ri.

 


Video