“Albani! Dardani”, Capital T publikon këngën plot ritëm që do shoqërojë kuqezinjtë në Europian

30 May 2024, 18:29Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Albani! Dardani”, Capital T publikon këngën plot
Capital T - Albania

Një këngë e re do të shoqërojë kombëtaren shqiptare të futbollit në Kampionatin Europian 2024 në Gjermani.

Kënga plot ritëm, nga reperi i njohur Capital T është publikuar sot dhe mban titullin “Albania”.

Videoklipi i realizuar mjaft mirë është i mbushur me simbole kombëtare, teksa pamjet magjike të natyrës dhe qyteteve nga të gjitha trojet shqiptare e shoqërojnë atë.

Kënga, ndonëse mjaft ritmike dhe pak e veshtirë për t'u memorizuar, është paska më moderne nga këngët që jemi mësuar t’i këndojmë të gjithë kur luan kombëtarja, nga “Xhamadani vija-vija”, deri te “Kuq e Zi” e Elvana Gjatës dhe Flori Mumajesit dhe së fundmi himni “Mora fjalë” e Shkurte Fejza.


Video