Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Administrata e presidentit amerikan njofton se po rihapë programin për hyrjen e shpejtë të emigrantëve në aeroporte. Global Entry është programi i kontrollit të përshpejtuar të emigracionit, për amerikanët e para-kontrolluar për dokumentet dhe disa udhëtarë të tjerë.
Departamenti i Sigurisë Kombëtare i SHBA thotë se mbyllja e pjesshme e qeverisë e detyroi pezullimin e tij.
Tani, administrata po ndryshon kurs, ndërsa udhëtarët ajrorë përballen me vështirësi.
Ligjvënësit nuk mund të bien dakord për financimin e sigurisë kombëtare për shkak të polemikave mbi veprimet e dhunshme të agjencisë amerikane për emigracionin dhe doganën, ICE.