A është profesionale dhe e aftë kjo polici, për protesta të dhun...
16 October, 18:54Fokus
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur sanksione ndaj anëtares serbe të Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Zhelka Cvijanoviç, dhe zyrtarëve të tjerë të lartë nga Republika Sërpska.
Kjo ka ndodhur për shkak të "minimit të Marrëveshjes së Paqes të arritur në Dejton më 1995", raporton Zëri i Amerikës.
Në listën e sanksioneve të Departamentit amerikan të Thesarit janë futur edhe kryetari i Parlamentit të Republikës Sërpska, Nenad Stevandiç, kryeministri i këtij entiteti, Radovan Vishkoviç dhe ministri i Drejtësisë në Republikën Sërpska, Millosh Bukejlloviç.