SHBA/ Krimineli sulmon gjyqtaren në mes të seancës, e rreh brutalisht (VIDEO)

4 January 2024, 12:11Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

SHBA/ Krimineli sulmon gjyqtaren në mes të seancës, e rreh

Një gjykatëse në Las Vegas u sulmua nga një kriminel gjatë një seance gjyqësore pasi ajo vendosi t’i mohojë lirimin me kusht.

Gjyqtarja Mary Kay Holthus nga Gjykata e Qarkut Clark ishte në mes të seancës gjyqësore kur krimineli i dënuar për abuzim seksual, Deobra Delone Redden e sulmoi.

Pamjet video tregojnë momentin e frikshëm kur Redden u hodh nga vendi ku po qëndronte dhe shkoi në stolin e gjyqtares për ta qëlluar. Ndërsa hidhet drejt gjyqtares së tronditur, Redden dëgjohet duke e ofenduar.

Oficeri i policisë së bashku me gjyqtaren u përpoqën të shmangnin sulmin, por ai hodh mbi të dy dhe filloi të rrihte brutalisht. Gjyqtarja Holthus ka pësuar lëndime si pasojë e sulmit dhe gjendja e saj po monitorohet.

Oficeri i policisë u plagos gjithashtu dhe u desh të transportohej në spital pas sulmit brutal.

 

 


Video