Putin kërcënon Ukrainën për armët e reja nga SHBA: Nëse vijnë, do sulmojmë më keq

5 June 2022, 12:02Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Putin kërcënon Ukrainën për armët e reja nga SHBA:
Presidenti rus, Vladimir Putin

Presidenti rus Vladimir Putin ka 'kërcënuar' Ukrainën se nëse armët e reja nga SHBA-ja mbërrijnë në Ukrainë, Rusia do të godasë objektiva të rinj .

“Nëse sistemet e Himarsit do t'u dorëzohen (ukrainasve, ed), ne do të nxjerrim pasojat e duhura dhe do të përdorim armët tona shkatërruese, dhe kemi mjaft prej tyre, për të goditur objektiva që ende nuk po i godasim”, deklaroi presidenti rus Vladimir. Putin gjatë një intervistë për kanalin televiziv Rossiya 1.

Shtetet e Bashkuara kanë marrë përsipër t'u dorëzojnë forcave ukrainase katër raketahedhës me precizon "Himars", por me rreze të kufizuar deri në 50 kilometra.


Video