Po tentonte t’i largonte nga banesa, Robert F. Kennedy Jr. kap me duar gjarpërinjtë në Florida! (VIDEO)

27 May 2026, 07:54Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Po tentonte t’i largonte nga banesa, Robert F. Kennedy Jr. kap me duar
Robert F. Kennedy Jr.

Një video e publikuar në rrjet është bërë virale, ku Sekretari i Shëndetësisë në SHBA, Robert F. Kennedy Jr., shihet duke kapur me duar dy gjarpërinj.

Në videon e publikuar nga vetë Kennedy, ai shfaqet duke deklaruar se po largonte zvarranikët nga shtëpia në Florida e kolegut të tij, Dr. Mehmet Oz. Në përshkrim, ai shkruan se bashkëshortja e tij, aktorja Cheryl Hines, “mbështet” largimin e gjarpërinjve nga oborri i banesës.

“Cheryl kerkon heqjen e një çifti gjarpërinjsh Black Racer nga oborri i Dr Oz,” ka shkruar Kennedy, duke iu referuar me sa duket bashkëshortes së tij, aktorja Cheryl Hines. Në video dëgjohet një grua që thotë: “Pse?”, ndërsa një tjetër zë i drejtohet Kennedy-t me fjalët: “Bobby, të lutem”,shkruan BBC.

Sipas Shërbimit të Parqeve Kombëtare të SHBA, gjarpërinjtë e njohur si “Black Racer” janë jo helmues dhe të padëmshëm për njerëzit, për sa kohë nuk shqetësohen. Megjithatë, autoritetet paralajmërojnë se nuk duhet të kapen me duar të zhveshura.

“Mbani distancë nga gjarpërinjtë dhe vëzhgojini nga larg,” tha agjencia në një postim në Facebook. “Rezistojini dëshirës për t’i kapur edhe gjarpërinjtë jo helmues mund të kafshojnë fort,” thuhet në reagimin e tyre.

Në video, Kennedy shihet duke i kapur gjarpërinjtë dhe duke i mbajtur për kamerën, duke buzëqeshur, edhe pse ata duket se përpiqen ta kafshojnë.

Ky nuk është rasti i parë që RFK Jr. përfshihet në episode të pazakonta me kafshët.

Në prill, ai u pyet në Kongres për raportime se kishte prerë organin gjenital të një rakuni të ngordhur në rrugë. Deputetja demokrate nga Arizona, Adelita Grijalva, i tha gjatë seancës: “Po lexoja një artikull këtë mëngjes që fliste për prirjen tuaj për të kryer kërkime mjekësore vetë. Thuhet se ju dikur keni prerë penisin e një rakuni të ngordhur në rrugë për ta studiuar më vonë.”

Kennedy gjithashtu është përballur me kritika dy vite më parë nga ambientalistët, pas një pretendimi se ai kishte prerë me sharrë kokën e një balene të ngordhur në breg dhe e kishte marrë me vete në çatinë e makinës së tij.


Video