Ministri Ermal Nufi: Shqiptaria marshon për lirinë dhe dinjitetin e atyre që luftuan për Kosovën

12 September 2026, 15:53Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Ministri Ermal Nufi: Shqiptaria marshon për lirinë dhe dinjitetin e

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi iu bashkua mesazheve në mbështetje të “Marshit për liri” që po zhvillohet sot në Prishtinë, duke theksuar sakrificën e atyre që luftuan për lirinë e Kosovës.

Përmes një reagimi, Nufi u shpreh se “shqiptaria krejt marshon për lirinë”, duke vënë në dukje se mijëra qytetarë janë bashkuar në Prishtinë për të kujtuar ata që, sipas tij, u ngritën në ditët më të vështira dhe sakrifikuan për lirinë e Kosovës.

Nufi theksoi se liria nuk është dhuratë, por rezultat i sakrificës, kujtesës dhe përgjegjësisë, ndërsa kërkoi respekt dhe dinjitet për ata që luftuan për Kosovën.

Në mesazhin e tij, ministri përmendi ish-drejtuesit e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, duke i cilësuar si simbole të luftës për lirinë e Kosovës dhe duke shprehur mbështetje për rikthimin e dinjitetit dhe lirisë së tyre.

“Kjo sakrificë sublime s’duhet të harrohet kurrë”, shkroi Nufi, duke nënvizuar rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike dhe respektit për të gjithë ata që kanë sakrifikuar për idealin e lirisë së Kosovës.

Reagimi i plotë i Nufit

Sot, shqiptaria krejt marshon për Lirinë. ????????????????

Marshon për ata që e deshën Kosovën të lirë!

Marshon për ata që u ngritën në ditët më të vështira!

Dhe marshon për ata që sakrifikuan gjithçka për një ideal më të madh se vetja!

Me mijëra zëra bashkohen në Prishtinë për të kujtuar disa të vërteta që nuk mund të zhbëhen kurrën e kurrës:

Se LIRIA NUK është dhuratë; por ËSHTË sakrificë, kujtesë e përgjegjësi!

Se ATA që luftuan për lirinë e Kosovës meritojnë respekt dhe dinjitet!

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi janë simbol i kësaj lufte për lirinë e merituar të Kosovës!

Prandaj ky #MarshimPërLiri ???????????????? ulëret fort për dinjitetin dhe lirinë që duhet t'iu kthehen atyre sa më parë!

Sepse rikthimi i dinjitetit dhe liria e tyre ËSHTË MBI TË GJITHA RESPEKT për të gjithë burrat e gratë që kanë sakrifikuar për idealin e lirisë së Kosovës!

Kjo sakrificë sublime s'duhet të harrohet kurrë, por duhet të shkruhet me gërma të arta në kapitujt e një historie që të mos humbasë në zhurmën e ditës, por të shohë vetëm nga e ardhmja e ndritur - me RESPEKT dhe DINJITET!

#LiriaKaEmër


Video