Media britanike e bën rrugë, shkruan sërish kundër nesh: Kaos në Euro 2024, huliganët shqiptarë kanë mbërritur në Gjermani

9 June 2024, 11:47Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Media britanike e bën rrugë, shkruan sërish kundër nesh:

Mediat britanike në një shkrim të tyre janë shprehur se i tremben incidenteve dhe trazirave që mund të ndodhin gjatë kampionatit europian në Gjermani.

Gazeta Express.uk thotë se huliganët dhe neo-nazistët po planifikojnë të prishin turneun e Euro 2024.

Sipas tyre tifogrupi i "Illyrian Elite", i përjashtuar nga mundësia për të përfituar bileta gjatë ndeshjeve të kombëtares shqiptare, ka mbërritur në shtetin gjerman. Madje nëpërmjet platformës Telegram ky grup kanë shpërndarë foto ku bëjnë përshëndetjen naziste.

Në shkrim theksohet gjithashtu se huliganët polakë janë akoma edhe më të rrezikshëm pasi ata kanë bërë thirrje për sulme ndaj njerëzve me ngjyrë dhe myslimanëve.


Video